Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për krizën energjetike

0

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi. Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur. Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.“Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kërçeli.Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend. Seanca është paraparë të nis në ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *