Kuvendi miraton Ligjin për pagën minimale

                   Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç. Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshoj. Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën kë ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.