Kuvendi sot mban seancë, Kryeministri në dy interpelanca

0

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në ora 10:00. Në këtë seancë pos tjerash janë paraparë edhe dy interpelanca të kryeministrit Hoti.


Hoti me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje do të ballafaqohet me deputetët për dy tema, për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur.

Në këtë seancë priten të shqyrtohet edhe disa projektligje.

Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=9413649&v=2.1&guid=a6b807853b3f4f178a571f05ded0ffc948902c068d594e578e9ca236cd145e47 Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *