Kuvendi sot me dy seanca, në rend të ditës edhe Projektligji për Trustin

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të mërkurën sot në dy seanca plenare.

Seanca e parë do të fillojë në orën 10:00, ndërsa seanca e dytë në orën 11:00. Në vazhdimin e seancës së dytë, pikë e rendit të ditës mes tjerash do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale.

Shqyrtimi dhe hedhja në votim e Projektligjit që lejon tërheqjen e mjeteve 10 deri në 30 për qind nga Trusti ishte paraparë të ndodhte të enjten e 16 qershorit, por që dështoi për shkak të protestës së veteranëve.

Rendi i ditës:

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale
Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 26 maj, 6 dhe 14 qershor 2022:
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Seanca dytë

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE