Kuvendraja Sherife Balaj nga kuvendi ti ndahet mirenjohje Arlena Shala

0

Kuvendraja Sherife Balaj  ,sot në  senacëne rregullat të  KK të  Prizrenit  kërkoi nga kuvendi ti ndahet mirënjohje  Arlena Shalës një ushtrake që tashmë ka bërë emër   të rëndësishëm edhe në  ushtrinë  amerikane. Ajo me këtë rast para  kuvendarëve dhe kryetarit  Haskuka kërkoi  mirënjohje  për këtë duke  theksuar ‘’ ARELENA SHALA, është vajza e parë shqiptare që kreu akademinë Ushtarake Amerikane më prestigjioze në Botë, atë të Ëest Point, nga e cila kanë dalë të gjithë gjeneralët amerikan që përgjatë historisë kanë ndryshuar rrjedhën botërore.

Karrierën ushtarake e zgjodhi jo pse ishte e lehtë, por se ishte e vështirë dhe e veçantë ndoshta më i vështiri nga të gjitha profesionet që një individ mund të ketë, sidomos nëse je e gjinisë femërore. Karriera ushtarake për vajzat ose gratë është tejet sfiduese, jo për shkak të përmbajtjes që kërkon zotësi të jashtëzakonshme fizike dhe akademike, por edhe për të thyer tabunë e një mendësie të kaluar, të etabluar si normë shoqërore se ushtria është vetëm për luftëtar burra.

Arelena sa ishte në FSK tregoi vlerat dhe karakterin e formësuar në Prizren, duke prezantuar njëkohësisht edhe vlerat prizrenase, me çka merrte mirënjohje të shumta në programet ushtarake. Arritjet e saj ushtarake u dalluan edhe nga partneri kryesor i FSK-së, nga Ushtria Amerikane, u rekomandua të vijoj akademinë ushtarake pikërisht në vendin ku ShBA-të themeluan forcat e para ushtarake të tyre, në Ëest Point.

Për më tepër se katër vite ajo u kalit në lidershipin ushtarak, mori pjesë në misione, si: Maroko, Ganë e vende të tjera, duke marrë edhe mirënjohje dhe medalje të shumta në arritjet ushtarake. Si rrjedhojë e studimeve ushtarake të inteligjencës gjeografike, Arelena koordinonte dhe misionet ushtarake të ushtareve amerikan në çdo cep të Botës.

Në ceremoninë e përfundimit të Akademisë Ushtarake dhe gradimit, Arelena u përcoll personalisht edhe nga vet presidenti i ShBA-ve Donald Trump.

Tani ajo vazhdon në studimet specifike dy vjeçare në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare në universitetin më prestigjioz në botë, në Stanford të ShBA-së, ku më pas kthehet ti shërbej vendit, respektivisht ushtrisë sonë.

Arelena pritet që jo vetëm ta përfaqësoj qytetin tonë dhe vlerat e tij, por edhe ti përgatit dhe kalit brezat rinj për një shtet të sigurt dhe të fuqishëm në rajon. Arelena shihet si shembull për vajzat e reja të cilat nuk ngurrojnë të përzgjedhin edhe profesionet më të vështira dhe më sfiduese për vajzat dhe gratë tona.

Ardhmëria u takon brezave të rinj, të cilët udhëhiqen nga motoja Detyra-Nderi-Atdheu.

Prandaj, neve si Kuvend Komunal na takon ta nderojmë dhe ti japim mirënjohje një akademike ushtarake ndërkombëtare siç është Arelena Shala. Pas kontakteve me familjaret e saj, ajo gjatë muajve tetor dhe nëntor do jetë në vendlindje, në Prizren dhe do ishte kënaqësi që ta ftojmë këtu në sallën e Kuvendit për ta nderuar ashtu siç na ka nderuar ajo me veprat dhe punën e shkëlqyer të saj.

Dashtë Zoti të kemi shembuj të tillë edhe më shumë në vendin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *