Ky është 41-vjeçari nga familja Sylmetaj në Gjakovë që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën për familjen Sylmetaj nga Gjakova, ku familjari i tyre që jetonte i vetëm, Mërgimi, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se për vdekjen e 41-vjeçarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.Mërgimi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Arsim Rama” dhe ende nuk dihen rrethanat e as si ka ndodhur ngjarja. Me t’u raportua rasti nga disa qytetarë, ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenjat vitale, konstatoi se 41-vjeçari ka ndërruar jetë.Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.Për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, por ajo që dihet edhe është konfirmuar edhe nga mjekët është se i ndjeri dyshohet se kishte vdekur para disa ditësh. /Sinjali/