Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren
Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor në qendrën e ndalimit në Prizren, shkaku i vdekjes së tij dyshohet të jenë problemet shëndetësore, që i ndjeri i kishte tash e sa kohë.Këto burime bënë me dije se viktima është gjetur i vdekur në një karrige, ku po qëndronte derisa ishte duke peshkuar. Zëdhënësi i policisë Rajonale Vesel Gashi përmes telefonit konfirmoi për se një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prizren është gjetur i vdekur në një fushë të hapur në fshatin Tupec , fshat 5 kilometra në afërsi tw qytetit të Prizrenit. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha për ai tha se ishte rrteh moshës 64 vjeçare me inicialet B. M. dhe në kohën e lirë është marrë me peshkim Ai tha se në trupin e viktimës nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës, por policia e ka konsideruar si vdekje e dyshimtë, Tashëm të gjithë njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin konkretë, kurse pas obduksionit do të njftohen edhe mediat lidhur me rastin e kësaj vdekje tha ai.“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.