Ky është i arrestuari i fundit për tentim grabitjen dhe plagosjen e dyfishtë në argjendarinë në Prizren
Mbrëmjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar, argjendaria ‘Orhani’ në Prizren ishte cak i grabitësve. Personat të cilët nuk arritën që të marrin gjë, kishin lënë të plagosur dy pronarët e lokalit e më pas ishin arratisur nga vendi i ngjarjes. Por më pas Policia kishte arritur që t’i arrestojë fillimisht katër të dyshuar, ndërsa i dyshuari i pestë ishte në arrati deri më sot, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari i pestë është Elbasan Shala, 35-vjeçar.Shala dyshohet se natën kur ka ndodhur rasti ka transportuar me veturë tre të dyshuarit që janë përfshirë në tentim grabitje nga fshati Murg deri në Prishtinë.Pas arrestimit, 35-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje në tentativë’.Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.