Ky është i dyshuari për gjuajtjen me armë në Krushë të Madhe

                        Personi i cili ka gjuajtur me armë zjarri në fshatin Krushë të Madhe është G. Dellova, 28-vjeçar, i cili rreth orës 18:35 është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka pranuar që ka gjuajtur me armë.Policia ka konfiskuar armën e përdorur në rast si dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh me dyshimin fillestar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.Në këtë incident dyshohet se janë të përfshirë edhe disa persona tjerë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por tashmë janë identifikuar nga Policia dhe janë shpallur në kërkim.