Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në QKUK, ndodhet ende në arrati

                                Një grua 35-vjeçare, shtatzënë, ka mbetur e vdekur të mërkurën mbrëma, pasi e njëjta dyshohet se u vra nga burri i saj, në oborrin e QKUK’së.Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre është Sokol Halili.I njëjti nuk është kapur ende nga Policia, dhe si i tillë ndodhet në arrati.Vrasjen makabër që ndodhi sot e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/.