Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme 

                                  Mot stabil dhe i thatë javën e ardhshme. Mëngjeset me ngrica, në ultësira më shumë kushte për mjegull. Përkeqësim në cilësinë e ajrit, parashikon “Prishtina Weather”.

18.12.2022 – Në javën e parafundit të vitit, kushte të motit më të qëndrueshëm do të përfshinë vendin. Do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell, por se në ultësira shfaqen kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet gjatë gjithë ditës. Orëve të mëngjesit shumë ftohtë me ngrica.Ky mot i qëndrueshëm, do të ndikojë në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ngase ndotësit ajror nën kushte edhe të inverzionit të temperaturës, mbeten pranë sipërfaqes. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:

19.12 – Kryesisht me diell e më ftohtë. Në mëngjes ngrica.

20.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.

21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.

22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.

23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.

Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.

Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.