Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Moti gjatë ditëve të fundit të qershorit pritet të ketë luhatje, si dhe lëvizje të temperaturave. Më poshtë gjeni parashikimin për 5 ditët e para të javës:
E hënë: Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
E martë: Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
E mërkurë: Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit te dobet. Në fushat termike parashihen renie të lehta , sidomos në vlerat e temperaturave të mesdites.
E enjte: Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e merkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shperndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.E premte: Mot me vranesira dhe intervele të gjata me diell. Sa i përketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare