Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se kjo javë parashihet të jetë me mot kryesisht të vranët.“Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, njofton IHMK.“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta parashihen ditën e martë dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte”, njofton IHMKKëto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë  dëborës.“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes“, njofton IHMK.