Ky është parashikimi i motit për sot 
Sot do të jetë ditë me mot të vranët, ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu.“Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, që gjatë ditës shpërndahet. Pasdite vransirat në shtim, e orëve të mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.
Njoftimi i plotë:
Të shtunën mbrëma mundësi për riga shiu. Të dielen kthjellime e mjegull në ultësira.23.12.2022 – Depërtimi i një fronti përgjatë rajonit ditën e shtunë, sjell vransira e mundësi për riga shiu mbi vend orëve të pasdites. Nga dita e diel sërish do të kemi kthjellime, mirëpo përgjatë ultësirave me kushte për mjegull, që edhe mund të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites.Ditën e martë vransirat sërish shtrihen mbi vend, ku orëve të pasdites shoqërohen me të reshura shiu.Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime të rritura, shkaku i motit më stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.24.12 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, që gjatë ditës shpërndahet. Pasdite vransirat në shtim, e orëve të mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu.
25.12 – Kthjellët dhe me diell. Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
26.12 – Mjegull në ultësira, që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Sipër shtresave të mjegullës kryesisht kthjellët dhe me diell.
27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit, e pasdite vransira me mundësi për riga lokale shiu.
28.12 – Kryesisht me diell. Temperaturat në rritje, minimalet edhe deri në 1C e 2C, ndërsa ato maksimale deri në 10C e 12, e nga dita e mërkurë pritet të zbresin në 6C e 8C. Në pjesë ku mjegulla mbetet edhe orëve të pasdites, temperatura do të jenë ndjeshëm të ulëta.
Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s, e të shtunën mbrëma nga verilindja edhe mesatare 4-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.