Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Dita e dytë e Fitër Bajramit pritet të jetë me shi, ndërsa e treta pritet të jetë më e ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather, në fillim të javës së ardhshme pritet mot i vranët dhe me reshje shiu.

“Në fillim të javës së fundit të prillit pritet mot më i paqëndrueshëm përfshinë vendin, ku paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut, lokalisht të shoqëruara edhe me bubullima. Nga dita e mërkurë edhe pritet një rënie e lehtë e temperaturës së ajrit”. “Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në përgjithësi në vlera të pranueshme. Pluhuri shkretinor që depërton nga lindja, nga tokat e thata të Azisë qendrore, ka gjasa të rrisë koncentrimet e grimcave të materies, që edhe mund të çojnë indeksi në vlera të dobëta apo të pashëndetshme”.

22.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

23.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

24.04 – Kryesisht me vranësira. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullimë.

25.04 – Vranësira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE