Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

                 Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme.Sot parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, derisa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 e 25 gradë Celcius.

Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot më i ngrohtë e kryesisht me diell, me temperaturë maksimale deri në 23C e 25C.

Nga dita e diel po paraqiten kushte për mot të ndryshueshëm. Do të ketë më shumë intervale me diell orëve të para të ditës, e pasdite më vonë me zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullimë. Temperaturat maksimale përreth 20C e 22C, e ato minimale 8C e 10C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

20.05 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell, e pasdite lokalisht mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtë shiu me bubullimë.

21.05 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu dhe bubullima.

22.05 – Diell e vransira. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE