Ky është rreshteri i Policisë së Kosovës që mbeti i vrarë mbrëmë në veri

                          Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një polic me gradën e rreshterit ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur.Polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, i cili shërbente me gradën rreshter.Siç bëri të ditur Policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 në hyrje të fshatit Bajnskë, shkruan gazeta online Reporteri.net.Sipas njoftimit, në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë, gjatë patrullimit Policia e Kosovës  ka vërejtur se janë vendosur dy kamion pa targa, duke bllokuar hyrjen e fshatit përmes urës.Më pas, tre njësi të Policisë janë nisur në drejtim të urës dhe sapo kanë arritur, Policia ka bërë të ditur se nga disa pozicione të ndryshme janë sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu granata dore dhe zollë. Si pasojë e sulmit, janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, bëri të ditur Policia e Kosovës.Gjendja e policit të plagosur siç u bë e ditur është stabile dhe sot pritet të lirohet nga Spitali.Për rastin kanë reaguar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se këto janë sulme terroriste të organizuara nga Serbia. /Reporteri.net/