Ky është vendimi i plotë i Presidentes për shkarkimin e Valdete Dakës

0

Minuta më parë, presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.Reporteri.net raportoi ekskluzivisht për këtë vendim të presidentes të vendit, duke siguruar edhe dokumentin e plotë lidhur me këtë çështje. Ky vendim, siç mëson Reporteri.net, nga dokumenti i siguruar, erdhi me arsyetimin se kryesuesja e KQZ-së, Valdeta Daka, gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e këtij institucioni. Tutje, në dokumentin e siguruar nga Reporteri.net, thuhet se Daka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike dhe duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ. Mes tjerash, në këtë vendim si arsyetim është përmendur edhe trajtimi i pabarabartë kur u lejua votimi me dokumente të skaduara. Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *