Lajçak dhe Escobar sot takohen me Osmanin dhe krerët e opozitës
Pas takimit mbrëmë me Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Mirsolav Lajçak sot do t’i shkojnë në zyrë presidentes, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 09:45.Pas këtij takimi, Escobar dhe Lajçak do të takohen edhe me liderët e partive opozitare.Një burim i Gazetës Online Reporteri.net brenda AAK-së i ka thënë thënë mediumit se takimi do të zhvillohet nesër, dhe Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë së bashku me nënkryetarin, Ardian Gjini.“Po takimi me opozitën do të jetë nesër. Kryetari Ramush Haradinaj së bashku me nënkryetarin Ardian Gjini do të jenë në atë takim”, tha ky burim për Reporteri.net.Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.Në takimin me Kryeministrin Kurti, Escobar dhe Lajçak paraqitën tri kërkesa, mirëpo siç tha ky i fundit për zgjedhjet nuk u pajtuan. “Ne prezantuam propozimin në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri pika. I pari de-eskalimi, i dyti zgjedhjet e reja të shpejta dhe i treti kthimi te dialogu. Patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë dhe të vështirë me kryeministrin për këto pika. Nëse do të kishim arritur një dakordim [për zgjedhjet], do e thoja”, tha Lajçak para gazetarëve./Reporteri.net/