Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, gjatë një interviste në mediumin serb “N1”, ka treguar se çfarë bisedoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që i fitoi zgjedhjet në Kosovë me afro 50 për qind të votave.
Duke folur për takimin me Kurtin, që zgjati më shumë se tri orë, Lajcak thotë se Kurti e ka kuptuar se dialogu është i nevojshëm, se është i gatshëm t’i vazhdojë negociatat dhe se ai do të jetë prijës i delegacionit të Kosovës.
“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me Presidentin Vuciq dhe kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.
Lajcak ka thënë se po presin formimin e institucioneve në Kosovë, që të vazhdojnë me caktimin e takimit mes liderit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, që pritet të jetë Albin Kurti, si i kandiduar i partisë fituese.
“Mendoj që kemi kohë të mjaftueshme dhe pres që takimi i para të bëhet në një kohë të përshtatshme – pas formimit të institucioneve të nevojshme (në Kosovë) dhe kjo mund të ndodhë sigurisht para verës” , ka thënë përfaqësuesi i BE’së.
Lajcak thotë se në dialog duhet të fokusohen brenda këtij viti, duke përmendur se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, Serbia mban zgjedhjet presidenciale.
“Ne kemi kohë të mjaftueshme që të fokusohemi në dialog deri në fund të vitit. Sepse, Serbia po pret zgjedhjet vitin e ardhshëm, në pranverë”
“Unë pres që takimi i parë do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë gjatë verës” , ka thënë Lajcak.
Duke përmendur se dialogu mund të rinis pasi Kosova të rehatohet me formimin e institucioneve, Lajcak ka thënë se “Kurti është i bindur që këto do të zgjidhen shpejt”.
Lajcak ka vizituar të hënë e kësaj jave Prishtinën, ku qëndroi tir ditë. Më pas e ka vizituar Beogradin.
Dialogu Kosovë – Serbi në dy vitet e fundit ka stagnuar. Fillimisht ishte ndërprerë në në nëtor të vitit 2018, pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj i vendosi tarifë të qindpërqindtë produkteve serbe. Takimet mes palëve në Bruksel vazhduan vetëm atëherë kur kryeministri Avdullah Hoti (qershor, 2020) hoqi reciprocitetin që e kishte vendosur paraardhësi i tij, Albin Kurti.