Lajm i mirë- asnjë i vdekur gjatë 24 orëve në Kosovë

0

                                  Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 40 raste me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *