Lajm i mirë: Nesër fillon vaksinimi i pacientëve me Covid në Shqipëri

0

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka konfirmuar se nesër fillon vaksinimi i pacientëve me Covid-19 në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook. Kujtojmë se Rama ditë më parë ka konfirmuar se një dozë të vaksinave, Shqipëria do ta shpërndajë edhe në Kosovë, ku sipas tij, do të jetë një ndihmesë për shtetin e Kosovës, që tregon se shteti shqiptar nuk do t’ia kthej shpinën vendit tonë.

“Ndryshe nga BE, ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Padyshim që nuk ia zgjidhim dot hallin, por nuk do t’jua lëmë pa qarë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit atje të vaksinohen në të njëjtën kohë si heronjtë tanë të vijës së zjarrit. Pavarësisht se nuk e kemi të lehtë, ne shqiptarët s’duhet ta kemi mënyrë të jetuari, kthimin e shpinës”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *