Lajm i mirë: Polici i plagosur në Prizren kthehet nga Turqia, ka filluar t’i kthehet shikimi
Një polic kishte vdekur dhe një tjetër ishte plagosur në një operacion të Policisë së Kosovës ku shpërtheu eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit.
Pas 7 muajve nga kjo ngjarje tragjike, vije një lajm i mirë. Policit të plagosur, Artur Mrasori, i cili qëndroi në Turqi për mjekim, tani po kthehet në Kosovë, dhe ngadalë po i vije shikimi.
Motra e tij, Qëndresa Mrasori, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se atij ka filluar t’i kthehet shikimi dhe se nesër Arturi do të vijë në Kosovë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.
Postimi i plotë i Qëndresës:
Kur Zoti bën mrekulli e ti po kthehesh me dritë në sy përsëri!
Familjar, miq dhe të gjithë ju që aq shpesh më keni pyet për shëndetin e tij, faleminderit pafundësisht shumë për mbështetjen dhe kujdesin që keni tregu gjatë këtyre muajve plot ankth, mall, lot, lutje dhe shpresë…
Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor.
Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer.
Artur, përkundër gjjthë atyre plagëve luftove nuk u dorëzove dhe në fund ia dole.
Njerëz sikur ti këtij vendi i japin dritë!
Mire ardhsh shpirt!.