Lajm i mirë ,QRTK në Prizren-11 asete të reja të trashëgimisë kulturore që janë shtuar në listën e mbrojtjes së përhershme ,pohon drejtori ,Samir HOXHA.
Nga 11 asetet e reja të trashëgimisë kulturore që janë shtuar në listën e mbrojtjes së përhershme, 10 prej tyre ndodhen në regjionin e Prizrenit.
Një falënderim i veçantë për kolegët e QRTK në Prizren për angazhimin e tyre në plotësimin e dosjeve dhe për kontributin e jashtëzakonshëm
Vazhdojmë me pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:
Tuma e Shpenadisë – Prizren;
Tuma e Gjinocit – Suharekë;
Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë;
Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë;
Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;
Shtëpia e familjes Pomaku – Prizren
Kroi i Beledijes – Prizren;
Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren;
Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren;
Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije – Prizren;
Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren./www.QendraPress.com/