Lajm i mirë-së shpejti debllokohet rruga e transitit në Prizren.
Fillimi i këtij viti për qytetarët e Prizrenit filloi më dy lajme dhe projekte shumë të mira që ndryshe mund të quhen lajmet të mira. E para, tashmë është nënshkruar projekti për teleferikun në kala të Prizrenit. Derisa lajmë i mirë që tani e një dekadë, ka qene lajm jo i mirë, për Prizrenin bllokimi i rrugës së transitit. Mirëpo, tani nga burime mirë të informuar kemi mësuar se komuna e Prizrenit tashmë pronarit të shtëpisë ia kanë dërguar njoftimin se ka një muaj afat për ta liruar shtëpinë e pastaj do të debllokohet rruga e transite, që tani e një dekadë ishte temë edhe mediatike ,por edhe temë diskutimi. Komuna tani mësohet se mjetet financiare ia bartur në xhirollogari pronarit të asaj shtëpie, dhe se obligohen të ia gjejnë një vendbanim për pak muaj. Nëse ky dakordim do të bëhet shpejt, Prizreni ,pra ka një lajm shumë të mirë e kjo padyshim se ka edhe mirësi tjera që tash e një dekadë është konsideruar si ‘’thembër Akili’’, Prizreni ,me këto dy projekte është për një admirim e po kështu edhe kryetari Totaj, me këto dy projekte realizon një pjesë parësore të premtimeve të tija elektorale./www.QendraPress.com/