Lajm i rëndë: Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe gazetari Blerim Zhabari

0

Sot qyteti i Vushtrrisë dhe gjithë gazetaria është tronditur nga lajmi për vdekjen e Blerim Zhabarit.I ndjeri Zhabari ishte kthyer nga Zvicra për të ju bashkuar radhëve të UÇK-së, ndërsa së bashku me Gazmend Morinën kishin krijuar edhe mediumin e njohur veriu info.Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes një postimi bashkëpuntori i tij i ngushtë, Gazmend Morina.

Postimi i plotë:

Ma këpute shpirtin vëlla Blerim Me pikellim te thelle ju njoftoj se sot ka nderruar jete Blerim Zhabari.Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urte e intelektual i dalluar, veteran qe le Zvicren per t’iu bashkuar ne oret e para UÇK-se, gazetar i shquar e familjar i devotshem.Nga asgje krijuam se bashku nje medium, te cilen ma besove nga dita e pare dhe kurre nuk me le vetem ne asnje sfide. Ishe vellau im dhe keshilltari im ne cdo moment qe me duhej. Nje liber me shkru per virtytet e tua eshte pak.
Nuk do te te harroj kurre shoku im i jetes! Qofte i perjetshem kujtimi per ty Blerim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *