Lajm I trishtë iku nga kjo jetë luftëtari I lirisë Bajram Popaj

0

Lajm I trishtë është i mbrëmjes së diel në mesit nëntor,Iku nga  jeta luftëtari Bajram Popaj duke  fituar pavdekësinë te të gjithë ata që ju njohën,lavdi jetës dhe veprës. Shumë i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të bashkëluftëtarit Bajram Popaj. Bajram, ai iku në amshim, por la pas veprën e madhe, luftën dhe punën e bërë për lirinë e Kosovës dhe më pas, formimin e ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës. Përherë do të kujtojmë si një liridashës të paepur, miku im Bajram!shkruajnë bashkëluftëtarët

Pusho në paqe në tokën, për lirinë e të cilës luftove bashkë me shokë! Ishe njeriu i vlerave kombëtare dhe qe nga ditët e para tê luftës çlirimtare ju bashkëngjite luftëtarëve tê lirisë duke u mos ndalur asnjëherë deri në agimin e lirisë. Vazhdove edhe më tutje në formimin dhe forcimin e Trupave tē Mbrojtjes sê Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës sikurse edhe dhe nê Ushtrinë e Kosovës. Ishe një atdhetar dhe intelektual i kompletuar por sëmundja e rêndê tē ndau nga familja dhe shokēt.shkruan bashkëluftëtari i tij Idriz Vehapi,

Derisa me pietet e kujton analisti politik dhe ish bashkëluftëtari Arben Fetoshi duke shkruar:”Ti do të jesh dritë në Panteonin e Lirisë, pas rrugëtimit të gjatë me nderin dhe sakrificën për Atdheun!Ngushëllimet më të thella familjes, të gjithë shokëve e bashkëluftëtarëve dhe bashkëvendësve të Fortesës!

/qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *