Lajm i trishtë ishte sot, kur kuptuam se me borën e bardhë, paska ndërruar jetë edhe në njëri zemërbardhë Kemajl Jonuzi.
Lajm i trishtë ishte sot, kur kuptuam se me borën e bardhë, paska ndërruar jetë edhe në njëri zemërbardhë Kemajl Jonuzi. Një humanist dhe me dhimbje të thellë, i japim lamtumirën atij njeri me shpirt të pastër, një mik dhe humanist i çmuar, që për ne nuk ishte thjesht një personalitet i respektuar.
Kemi pasur fatin jo rrallë ta njohim nga afër dhe të punojmë me të, për angazhimin etij human ne për ti bërë lajme duke parë nga dora e parë se çfarë do të thotë përkushtim i pakushtëzuar ndaj humanizmit dhe dashurisë për njerëzit. E sidomos jetimave kudo që ishin ata .Përmes Shoqatës “Kulla e Jetimit” dhe veprimtarisë së tij në Prevallë, ai na tregoi se çfarë do të thotë të jetosh për t’i shërbyer të tjerëve.
Kemajl Jonuzi nuk ishte vetëm një njeri që ndihmonte të tjerët; ai ishte shembulli më i qartë i mirësisë, përkushtimit dhe dashurisë së sinqertë. Shpirti i tij i pastër shkëlqente në çdo fjalë, në çdo veprim dhe në çdo angazhim që merrte për ta bërë këtë botë më të mirë për ata që kishin më shumë nevojë.
Kemajl Jonuzi nuk është më mes nesh fizikisht, por shpirti i tij i pastër do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe në veprat që frymëzoi. I lehtë qoftë dheu për të, ndërsa shpirti i tij pushon në xhenet. Ai do të mbahet mend si humanistë, bamirës dhe njeri që din të vlerësojë e dallojë të mirën nga e liga./ëëë.QendraPress.com/