Lajm i trishtë :Kushtrim Kujtim Hoxha së bashku me bashkëshortin e motrës së tij, Jetmir Naser Rexhepin, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik
Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë !
Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.
Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për t’iu informuar se djali i vëllait tim Kushtrim Kujtim Hoxha së bashku me bashkëshortin e motrës së tij, Jetmir Naser Rexhepin, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik.
U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.
Vëlla Kujtim, ngushëllime për humbjen e djalit të vetëm, ngushëllime kunatë Kumrije. Ngushëllime motrave të Kushtrimit , Fitores, Donikës dhe Granitës e cila humbi të vëllanë dhe burrin.
Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhenetit, inshaAllah
Për varrimin do t’i informojmë me kohë./shkruan analisti politik Bashkim Hoxha