Lajm i trishtë;Iku në amshim atdhetari e veprimtari i madh Xhavit Sallteku
Lajm i trishtë e përcolli ditën e sotme .Iku në amshim atdhetari e veprimtari i madh i çështjes atdhetare Xhavit Sallteku, ishin familje që një jetë të tërë ia kushtuan lirisë së Kosovës, Kryetari i komunës së Rahovecit sot evokon me dhembje të madhe ikjen e hershme , të Xhavitit në amshim ai shkruan’’ Sot i dhamë lamtumirën Xhavit Sadri Salltekut nga Malësia e Vogël.
E dhimbshme ikja e hershme e Xhavitit.
Familja e axhës Sadri, bashkë me atë të axhës Rexhë dhe gjithë Salltekëve, ishin disa nga bazat e luftës tonë për liri në Malësi të Vogël. Familje me vlera të larta atdhetare, duke dhënë kontribut të çmuar në shërbim të lirisë. Fadili, Naseri, Bakiu, ishin vetëm disa nga luftëtarët trima të Salltekëve.
Krahas luftëtarëve të lirisë në Kosovë, kontributi i vëllezërve të tyre në mërgatë ishte shumë i madh. Edhe Xhaviti ishte njëri nga bashkatdhetarët e shumtë, të cilët me tërë qenien, bashkë me familjen, ishin vënë në shërbim të lirisë. Gjatë luftës, me Xhavitin, njëjtë si me shumë bashkatdhetarë të tjerë, shpesh komunikonim përmes telefonit satelitor. Xhaviti ishte gjithmonë gazmor dhe i hareshëm, si në kohë lufte, edhe pas saj. Ashtu ishte edhe mbrëmë.
Po, na ike shumë shpejtë dhe papritur Xhavit, por pas ke lënë shumë kujtime të paharruara për familjen dhe për shoqërinë!
Edhe mbrëmë, Xhaviti i dha shije duke e bërë edhe më të bukur e me shumë atmosferë siç dinte vetëm ai, martesën e Endrit Ukajt.
Bashkëndiej me dhimbjen që kanë për Xhavitin, familja e nderuar Sallteku, me të cilën ndajmë së bashku shumë kujtime që nga paralufta, lufta dhe deri më sot.
Familje e nderuar Sallteku, mbahuni të fortë, siç keni qëndruar gjithmonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Xhavit!
E paç të lehtë dheun mbi varr!’ Kurse edhe veprimtarë të shumtë dhe shoqata e dal nga lufta me dhembje të madhe shkruan për veprën e jetën e këtij atdhetari./qendrapress.com/