Lajm i trishtë:Iku nga kjo jetë Miftar Zyba, epror dhe veteranë i UÇK-së

LAJM I TEPËR I HIDHUR MORTOR

Paska vajtur në amshim Miftar Ziba, oficeri madhor, veterani i UÇK-së, demokrati dhe atdhetari i paepur i çështjes kombëtare, çlirimit, lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.

Lajm tepër trishtues sepse Miftari ishte një burrë i madh dhe i rrallë i besës dhe i nderit, që tërë jetën i ka shërby me dinjitet të lartë idealeve liridashëse dhe përparimit të Kosovës, që nga mosha rinore, duke u përcaktuar për udhën e sakrificës: regjistron Gjimnazin Ushtarat e pastaj vazhdon studimet në Akadeninë Ushtarake për t’u bërë mburojë e popullit dhe atdheut të vet të robëruar.

Oficeri madhor i karrierës në kulmin profesional, i gjegjet thirrjes së atdheut dhe tytën e pushkës ia kthen okupatorit serb, kur satrapi Milloshiq ia vë flakën Kosovës!

Miftar Ziba është në radhët e para të organizimit të rrezistencës në Kosovë dhe, koordinatori i parë i themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, bashkëpunëtori më i afërt e më i besueshëm i Kolonelit Ahmet Krasniqi, ministrit të parë të luftës!

Miftari për atdheun dhe popullin ka dhënë gjithçka nga vetvetja, e nuk ka kërkuar kurrë asnjë privilegj për veten dhe familjen e tij!

Nuk u lig as kur kishte nevojë jetike për mbrojtjen e shëndetit të tij. Qëndroi stoikisht se ishte një trim i papërkulur deri në frymën e fundit të jetës së tij. Brenga e vetme e madhe e Miftarit ishte shtetndërtimi i Kosovës dhe shpërnguljet e mëdha të rinisë kosovare nëpër botë! Por e ruante shpresën: rinia kovovare nuk e harron vendlindjen!

Familjes, miqve e shokëve dhe gjithë farefisit ua shprehim ngushëllimet më të thella dhe me zemër lutemi : Zot bekoje shpirtin e bardhë të luftëtarit veteran Miftar Ziba.njofton Skender ZOGAJ

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur