Lajm i trishtë,ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi.
Lajm i trishtë,ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi.Lajmet e këtilla në vete pos dhembjes kanë edhe një plogështi trishtimi.Po ikin nga kjo botë çlirimatarët. Këtë njoftim e bëri kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi,në fb ai shkruan
‘’ Me pikëllim të thellë mora lajmin, se sot, në moshën 56-vjeçare, ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së nga Kramoviku, Ahmet Kelmendi. Ahmeti ishte prej të parëve që iu bashkua radhëve të ushtarëve të lirisë, në shkurt të 1998-ës, duke u bërë edhe komandant njësiti. Ishte sypatrembur përballë armikut, burrë i ndershëm e atdhetar i madh që i dha djersën, mundin dhe luftoi me armë në dorë për lirinë e popullit dhe atdheut.
Me përkulje e respekt të thellë, do të nderojmë përjetësisht ushtarët e lirisë. Ahmeti la pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë.
Ngushëllime familjes Kelmendi, bashkëluftëtareve të Ahmetit, qytetarëve të Kramovikut dhe popullit tonë liridashës!’’/qendrapress.com/