Lajm i trishtë;Ndahet nga jeta në moshë të re Blerina Shatri.

Tashmë u bë publik në faqen e tij elektronike, njoftimi plotë trishtim i bërë nga Visar Sadiku, psikolog klinik se u nda nga jeta në moshë të re Blerina Shatri. Ai në faqen e tij të fb shkruan’’Me pikëllim të thellë morëm lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të koleges dhe mikes sonë, Blerina Shatri.
Blerina nuk ishte vetëm kolege, ajo ishte një mike e çmuar, një shpirt i fortë dhe plot jetë. Me energjinë dhe buzëqeshjen e saj të përhershme, ajo solli dritë në çdo ditë pune dhe zemër në çdo bashkëbisedim.
Na dhemb thellë kjo humbje e parakohshme. Do të na mungojë shumë prania jote, Blerina si kolege, si mike, si njeri pozitive e me zemër të madhe.
Pusho në paqe, Blerina. Kujtimi për ty do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona.’’ Përcjellë /QendraPress/