Lajm i trishtë;Ndërroi jetë Leonora/Gigollaj/ELEZAJ në moshën 44 vjeçare

Familja Elezaj, me pikëllim njoftojnë ‘’Sot. Në mëngjes, krejt papritur na ka lene kunata jone, gruaja e vllaut te madh Leonora. Lolja jo vec qe ka qene kunata jone, ajo ka qene edhe si moter per ne, ka ardh e re nuse, ne rrethana lufte, pa dasem, me shume merzi qe ka lene pas, pasi qe edhe kjo vet ne moshe te vogel e ka humbur nenen e saj. Lolja eshte rritur bashke me ne, ka qene ai shpirti i bardh qe kur do qe dikush ka pas nevoj, ajo ka qene aty. Ajo pas vetes ka lene nje familje te mrekuellueshme, vllaun tim Haki Elezaj , i cili po ashtu eshte shpirti ma i bardh qe mundesh me taku ne jete, ka lene pas Elvirin, nipin tone te madh e te mrekullueshem, ka lene prapa dy vajza, Elviren e martuar para dy dite, Ermiren nje vajze shembull, tani brucoshe, po ashtu edhe nje mbese te bukur Nara, dhe nusen e djalit te tyre Artiolen.

Lolja ka lene pas dy vllezer, babain e vete, Hasanin nje burr simbol, i cili ne lufte ka humbur 7 anetar te familjes, perfshi nje djal te moshes minore, i masakruar ne masakren e fshatit Lugishte e Hasit.

Perkunder te gjitha ketyre dhimbjeve, vuajtjeve, Lolja ka qene plote jete, dhe asnjeher merzine e saj nuk e ka nxerr jashte per ti merzitur te tjeret, por vetem duke qesh e duke ofru respekt, po ashtu duke kontribuar me shume se cdo kush tjeter per familjen tone.

Une, bashkeshortja ime, vajza ime, dhe mbare familja jone e madhe, jemi thellesisht te pikelluar, por qe ky eshte nje proces qe nuk varet nga ne.

Te gjithe ne, une Fida, Arsa, jemi nje telefon large per ju, kurdo dhe kudo qe keni nevoj, ne do jemi aty, per aq kohe sa do te jemi gjalle.

E lusim zotin qe shpirti i saj i bardh te prehet ne xhehnet, ajo edhe nga atje larte do te lutet per familjen e saj dhe per te gjithe ne, sepse e tille ishte.’’ Shkruajnë familja  Gigolaj  dhe  Elezaj./QendraPress/