Lajm i trishtë,pushoi së rrahuri zemra e gazetarit Myrfet Shasivari,nga Prizreni.

   Edhe një lajm plotë trishtim  sot, na  vie nga  familjarët e  gazetarit  dhe të burgosurit politike se,pushoi së rrahuri zemra e gazetarit Myrfet Shasivari.  Myrfeti ishte ndër  gazetarët e parë nga Prizreni që  filloi punë në  Radio Prishtina pas  kryerjes së  fakultetit  filozofik  drejti i gjuhës  Shqipe. Por  ne  trazirat e viteve të  vështira për shqiptarët pas demonstratave  të studentëve  ai  arrestohet dhe pushohet nga puna. Për gjithë jetën tij ishte një  personalitet  i urtë  e plotë  dije  koshere e dijes, Në vite e pasluftës  filloi punë  në  gazetën’’Bota Sot’’  deri në mbylljen e kësaj  gazete  si kopje  fizike.  Ishte një  gazetar i temave  të hilla dhe plotë  kuptim. Në jetën e tij  ai ishte i dalluar si një personalitet  që kishte  një kulturë shkrimi, kishte një  sens të hollë   të  gazetarit profesional. Myrfeti ishte një  gazetar e personalitet që  pak njerëz e kanë njohur, por ata që kanë njohur e kanë nderuar , sepse ishte një  gazetar me shumë sens  të hollë  krijimtarie  dhe bit ë  gjithë një personalitet paqësor , i urtë  e  donte  muzikën e lehtë, dhe jo rrallë  shok e kishte lapsin dhe kitarën. Ai do të mbahet mend  gjatë  nga ata që  e njohën edhe për faktin se  dinte  të vlerësonte e të ishte i urtë. Ai sot  përcillet me nderime në  banesën e tij të fundit në fshatin Bllushë tani Kushtrim të Prizrenit me ikindi, Por, në kujtesën e  shumë kujt do ët mbahet gjatë mend Myrfeti dhe  humori i tij i hollë , urtësia  dhe mbi të  gjitha diapazoni i dijes së gjerë dhe atdhedashuria/www.QendraPress.com/