Lajm tepër i trishtë ka vdekur profesor Besnik Krasniqi zë atdhetar e sindikalist i devotshëm

0

   E marta  ka sjellë  lajmin e  kobshëm deh shumë të trishto,  u nda  nga  jeta  profesori  shumëvjeçar , sindikalisti arsimor , ish kuvendari i KK të  Prizrenit dhe   pjesëmarrësi i demonstratave të  vitit 1981, njëri nga  profesorët  e  zotët dhe i palodhur në idealin e  lirisë së  Kosovës Besnik Krasniqi profesor në  Gjimnazin ‘’Gjon  Buzuku’’.Ndarja e parakohshme nga jeta e profesor Besnikut nuk është përfundimi i  tij sepse vepra  dhe  jeta e tij ishin më shuam se një  profesor , më shumë se një  intelektual, i ishte atdhetar i përbetuar që një jetë të tërë  ishte në shërbim të atdheut. Besniku nuk do të  vdesë kurrë  tek ata njerëz që e njohin Profesor Besniku sot i mungon bashkëshortes,fëmijëve, të afërmve ,nxënësve dhe rrethit të gjerë shoqëror na mungon neve  shokëve të gjeneratës së  gjimnazit dhe studimeve Ai. Do të mbetet i paharruar  deri sa  ne  shokët e tu të  jemi gjallë .Kujtimi yt mik i zemrës do mbetet i paharruar përgjithmonë!Besnik un s’mundem të të them lamtumirë. Ti do të jesh ne kujtimet mija përgjithmonë Besnik Në  vend të lamtumirës  unë them  sot të rikthejmë shkrimet tua    që të jemi bashke  gjithmonë/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *