Lajm trishtë :Iku në amshim doktoresha Nazife Hulaj

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta doktoresha Nazife Hulaj.
Në njoftim thuhet se Hulaj punoi për vite me radhë në Klinikën e Psikiatrisë, ishte shefe e Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik si dhe ishte anëtare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës.
“Dr. Nazife Hulaj përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës, ndërsa spacializimin për psikiatër e përfundoi në vitin 2004 në Prishtinë”.
“Dr. Hulaj punoi për vite me rradhë në Klinikën e psikiatrisë, ishte shefe e Urgjencës dhe Kujdesit Intensiv Psikiatrik, si dhe ishte anëtare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.