LAJMI I FUNDIT: Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, te Kroi i Mbretit, ku një person ka mbetur i vdekur.Aksidentin e ka konfirmuar për Reporterin Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ai ka thënë se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është aksidentuar për vdekje.“Rreth orës 19:00, në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe është vetë aksidentuar për vdekje”, ka deklaruar Hoxha. Ai thotë se njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit.Policia kërkon nga vozitësit të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat në rrugë në veçanti të respektojnë kufizimet e shpejtësisë në rrugë.Kujtojmë se po sot ndodhi një aksident i rënë komunikacioni në fshatin Koshare të Ferizajt ku mbetën të vdekur katër persona.Nga ky aksident janë krijuar kolona të gjata.