Lajmi i fundit -Aksion i madh i Policisë në 5 komuna të Kosovës, sekuestrohen armë e para
Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur një aksion të gjerë në pesë komuna të Kosovës.Aksioni ka nisur herët në mëngjes kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Gazetën Online Reporteri.net.Në këtë aksion janë bastisur 13 lokacione dhe dhe janë sekuestruar armë, para, telefona dhe elemente të tjera të veprës penale.“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale.” ka thënë për Reporteri.net, Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.