LAJMI I FUNDIT: Pasdite mblidhet Komiteti, pritet ndryshimi i masave
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se mbledhja do mbahet në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti-COVID-19, shkruan Reporteri.net.Vendimi për mbledhjen e Komitetit anti-COVID u mor pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve.
Ky është postimi i plotë i Hotit:
Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19. Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.