Lajmi i fundit-Policia e Kosovës niset drejt Jarinjës, ka informacione se dikush prej Serbisë do të hyjë në Kosovë

Lajmi i fundit-

Policia e Kosovës pas marrjes së informatave se dikush mund të hyjë nga Serbia në Kosovë, për shkaqe sigurie ka dërguar njësite policore në pikën kufitare në Jarinjë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për këtë arsye, në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë janë nisur automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.

“Po është e vërtetë se kemi informata se ka me ardhë dikush prej Serbisë dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani