Lajmi i fundit-Vdes një vajzë 18-vjeçare pasi bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

                      Një 18-vjeçae ka rëndë nga lartësia e një objekti gjatë mbrëmjes së sotme rreth ora 20:30 në Prishtinë.Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” të kryeqytetit.”Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë ai.