Lajmi i fundit -Vdes tragjikisht një 52-vjeçar në Deçan derisa po punonte me dru
Një 52-vjeçar ka humbur jetën sot tragjikisht në Deçan.Siç ka njoftuar Policia, 52-vjeçari ka humbur jetën deri sa po punonte me dru në fshatin Hulaj të kësaj komune.“Rreth orës 19:45 Policia ka marrë informata se një person ka vdekur derisa po punonte me dru në fshatin Hulaj. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-së në Deçan, ndërsa njëtitet policore janë duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.