LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në mal në Drenas, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh tronditur fshatin Gradicë të Drenasit, ku një person është vrarë, kurse një tjetër është plagosur.Ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Reporteri.net. Policia thotë se menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar”. “Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor”, thonë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net. Policia thotë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje