Lamtumirë me plot lot e dhimbje psikologja jonë e mikja ime e çmuar Hajrije!
Nëse ka një njeri që nuk bëri asnjëherë kompromis kundër parimeve, normave, rregullave e vlerave morale; një njeri vëzhgues kritik ndaj fenomeneve e dukurive sociale, që inicionte zgjidhje adekuate për çdo rrethanë e situatë; një njeri intelektual që kurrë s’rreshti së kërkuari më shumë nga vetja, por edhe ndaj të tjerëve, duke qenë model frymëzimi për cilindo;
Një njeri që dinte të ndërtonte ura bashkëpunimi e komunikimi me çdo fēmijë, mësimdhënës, prind dhe faktor të shoqërisë sonë;
Një njeri që do t’u qëndronte strikt ideve të veta deri në zbatimin e tyre; një njeri që s’bënte dot kompromis as me vdekjen, duke e sfiduar atë deri në fund të jetës së saj, duke u bërë kështu shembulli i një njeriu të paepur, të vendosur, që ngjallte inspirim, frymëzim e besim te çdokush; një njeri që gëzonte respektin e një komuniteti të gjerë jo vetëm në fushën e arsimit;
Ajo ishte psikologia, mikja e bashkëpunëtorja jonë Hajrije Shala , e cila sot u nda nga jeta duke lënë një dhimbje të thellë tek familja, miqtë, shokët e bashkëpunëtorët e saj.
Ajo do të mbahet mend si një grua e psikologe e shkëlqyer, si një njeri me kontribute të veçanta! Njerëz të tillë mbeten në memorien dhe historinë e një qyteti.shkruanLumnije Rakaj ,drejtoreshë e SHFMU ‘’Abdyl Frashëri’’