Lapidari për dëshmorët e Kobajit është dëshmia se kjo liri rrënjët i ka në gjakun e dëshmorëve
Përkujtimi rënies së dëshmorëve ; Ajdin Rrahmanaj ,Nexhat Fanaj dhe Beamir Fanaj, përurimi i lapidarit në Kobajë i është edhe një dëshmi se lira e Kosovës rrënjët i ka në gjakun dëshmorëve të kësaj toke. Në këtë përvjetor për figurat e këtyre dëshmorëve sot para një numri të madh familjeve të dëshmorëve zyrtarëve të Komunës së Prizrenit dhe bashkëfutëatrëve të shumtë ka folur Sabir Rrahmanaj duke dhënë edhe biografitë dhe heroizmat e tyre gjatë luftës se UÇK-së. Kurse sekretari i OVL Isa Berisha edhe njëherë tha se këtë ishin dëshmorë që ranë për të mos vdekur kurrë, Rruga e tyre e lavdishme bëri të pavdekshëm veprat e këtyre dëshmorëve. Kurse ai tha se promotor i këtij lapidari është drejtori,Osman Hajdari Drejtori Osman Hajdari,derisa ka folur për lapidarin dhe mundësinë që kjo drejtori i respekton dhe lidhet me këtë lapidare tha se duke pa moshën e këtyre dëshmorëve shohim se lufta e UÇK sa ishte e pastër dhe se sa e shtrenjtë është litra e Kosovës. Për dëshmorët kënduan këngë lavdie edhe rapsodët e ardhur nga Kukësi.
Derisa evokime shumë të veçanta për ritakimin me Nexhat Fanaj dëshmorin e kombit rikujtoi kujtime njëri nga luftëtarët e lirisë Shukri Quni.
Pas kësaj me nderime të veçanta u bë edhe homazhe në varret e dëshmorëve në Landovicë pos drejtorëve tw ekzekutivit, shoqatave të dala nga lufta ishte edhe kryetari i PDK dega në Prizen Shaqir Totaj si dhe shumë asosacione tjera . /Rtv Besa/
.