Lavdi jetës dhe veprës së Besim Ndrecaj- Shkruan/Mirvete Kabashi Leku

0

Lavdi jetës dhe veprës së Besim Ndrecaj! Besim Ndrecaj u lind më 10.5. 1956 ne fshatin Maqitevë komuna e Therandës ish Suharekës. Ishte një trim i cili asnjëherë nuk iu pajtua urdhrave të UDB-se. Qysh se i ri Besimi kishte dëgjuar rrëfimet për të kaluarën historike të kombit së tij dhe më kohë kishte kuptuar dinakërinë serbo-sllave .Kështu që, çdo herë ishte halë në sy për armikun dhe shpeshherë edhe në moshën shkollore binte ndesh me ta, me te cilët s`do pajtohej deri në vdekje. Në vitin 1979, merr ftesën për të shkuar në shërbim ushtarak në armatën shoviniste jugosllave në Divule të Splitit në Republikën e Kroacisë. Qysh në fillim të shërbimit, Besimi bie ndesh me oficerë ushtarakë. Oficeri serb me bindje çetnike i fut ne konflikt me Besimin dy ushtarë serb por, me zgjuarsinë dhe forcën fizike që kishte ky është përleshur me oficerin dhe dy ushtarë të tjerë serb, me ç`rast oficerin çetnik e lëndon rëndë duke e therur me thikë . Për këtë, është dënuar me 21 muaj burg të rëndë. Pas mbarimit te dënimit kthehet ne vendlindje dhe punon ne OBI Suhareke . Por edhe këtu nuk e lënin të qet UDB-ashët, Më 3 Maj të vitit 1995, pasi ia kishin bastisur shtëpinë i shkojnë edhe në punë, duke hyrë ne zyrën e tij , krimineli Dragan Shoshkiq ( njeri qe ushtronte zullum të madh mbi popullin shqiptarë në atë rajon) për t`ia kërkuar armen qe t`i dorëzojë. Në moment Besimi u ngrit në këmbë duke thirrur me zë të lartë shkrepi armën duke thënë :” Shqiptari se ka patur zakon ta dorëzoj armen” dhe ia përplasi plumbat mu ne balle. Si vetëtima i ç`armatosi kriminelet duke ikur me shpejtësi për t`i takuar gruan dhe fëmijët dhe për të harrur armatimin tjetër që kishte ne shtëpi. Fjalët e tij të fundit që sot i kujtohen gruas dhe fëmijëve të tij janë : “Fëmijë të mi që sot, ju mbetet pa mua por, mos u mërzitni se unë, vetveten e kam paguar dhe ju, qofshi me jetë të gjatë dhe gëzofshi Kosovën e lirë. Për dy orë rresht Besimi kishte bërë rezistencë më 3000 forca ushtarako-policore të armikut, ku për asnjë kusht nuk do u dorëzohej i gjallë . Tre helikopter ushtarak iu silleshin mbi kokë për ta zënë të gjallë por, trimi arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre helikopterë. Kur kupton armiku se, po hurbaste njerëz te vet dhe nuk po u dorëzonte i gjallë trimi ,kishin zbrazur breshëri plumbash dhe më në fund aty kah ora 15 Besimi bie heroikisht në fushën e nderit, duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare Lavdi Besim Ndreca !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *