LDK e VV mosbesuese ndaj SHBA&NATO, në sinkron për dëmtimin dhe ndaljen e zhvillimit të Kosovës-Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës

                    Kosova po përballet me sfida të mëdha që kërcënojnë zhvillimin dhe stabilitetin e saj. Duke parë qëndrimet lidhur me të ashtuquajturin “Kuvendin gjithserb” të LDK-së dhe dhe veprimet e fundit të LVV-së të pa harmonizuara me SHBA, që tregojë me mosbesimin ndaj Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare -PUN në Kosovë dhe lidershipit të SHBA të gjeostrategjisë politike, ekonomike dhe të sigurisë për rajonin, mund të themi se këto dy parti janë në sinkron në dëmtimin e interesave të vendit. Qeverisja mashtruese aktuale, me propagandën “20 vite shkatërrim” edhe ndaj arritjeve dhe vletave më sublime kombëtare dhe shpifjet e vazhdueshme ndërvite për “vrasje politike” gjatë 20 viteve të fundit pa zbardhur asnjë nga këto pretendime, kanë kontribuar në një shkatërrim të madh të brendshëm. Është e rëndësishme të theksohet se rreziku për Kosovën nuk vjen nga “mitingashët” nga Serbia, dhe “folk-politika” e tyre nacionaliste e primitive, pasi NATO në krye me FA/SHBA, garanton mbrojtjen e vendit tonë. Megjithatë, propagimi i gjendjes së luftës dhe prezantimi i Kosovës si një zonë e paqëndrueshme me mundësi shpërthimi, është një dëm i madh për perspektivën e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo lloj propagande shkakton frikë dhe pasiguri te investitorët e mundshëm, duke e bërë të pamundur përparimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Psikoza e luftës, e promovuar nga udhëheqësit me tendenca autoritare, është një metodologji që synon të nxisë braktisjen e vendit nga qytetarët. Kjo metodë, e cila krijon një atmosferë frike dhe pasigurie, është tipike për regjimet totalitare dhe është një kërcënim i madh për të ardhmen e Kosovës. Është koha që udhëheqësit tanë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Vetëm përmes një qeverisjeje të ndershme dhe transparente, dhe duke promovuar paqen dhe stabilitetin, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për vendin tonë./www.QendraPress.com/