LDK-ja formon “Këshillin e Nderit të Partisë” në Prizren
Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka propozuar formimin e “Këshillit të Nderit të Partisë”. “Këshillin do ta përbëjnë figurat ikonike të LDK-së, që kanë dhënë kontribut të madh patriotik dhe kombëtarë si anëtar të Lidhjes Demokratike në Prizren, që nga viti 1989”,njofton LDK-ja në Prizren.Selmanaj, në takimin e parë që ka pasur me anëtarët e Kryesisë së Re, ka kërkuar mobilizim të partisë. Ndërkaq, pjesë e Kryesisë së LDK-së në Prizren, do të jetë edhe intelektuali, shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare Haki Latifi.