LDK-ja për rrahjen në kuvend: Ditë e rëndë për historinë parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dhunës së sotme në seancë, duke thënë se pamje të tilla s’e kanë e s’e kanë pasur kurrë vendin në kuvend.Sipas LDK-së, sot ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës, duke shtuar se instaluesit e dhunës në kuvend, nuk kanë të drejtë moralizuese sot.“Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës. Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përpalsjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot. Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj. LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj”, thuhet në njoftim.